Ramush Haradinaj shpërthen ndaj vendimeve të Albin Kurti

Advertisement

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas emërimit të zëvendësministrave të rinj nga Albin Kurti, anise qeveria është në detyrë.

Haradinaj para mediave ka thënë se këto emërime “nuk kanë shije të mirë” dhe se nuk e kupton pse po bëhen.

“Edhe ata si kryeministri, edhe ata janë ushtrues detyre tash, ose në detyrë quhen tash zëvendësa, nuk janë zëvendësa. Me ligj nuk e di që është keq, por është e pahijshme tash, e panevojshme realisht. Nuk e shoh pse duhet të ndodhë në këtë mënyrë tani. Unë besoj që më e rëndësishme është të angazhohet qeveria për t’i kryer punët që janë dhe që mund të kryhen, por këto emërime të tilla tash nuk e kanë një shije të mirë kur janë fushatë, nuk duken mirë. Janë shpallur zgjedhjet, janë vetëm 40 ditë deri në zgjedhje, nuk janë të hijshme. Nuk e kuptoj pse bëhen”,

Advertisement
ka thënë ai sipas EO.