Arbër Zaimi, nga Lëvizja Vetevendosje, duke komentuar situatën politike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit, ka thënë se presidenti “duhet të luajë rol unifikues”.
Zaimi ka komentuar edhe kandidaturën e mundshme per nje mandat te dyte te ish-presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se kjo e fundit, “nuk e unifikon spektrin politik, as opozitën e as LDK-në”.
Presidenti duhët të luajë rol unifikues, pra mes qeverisë dhe opozitës, mes politikës dhe shoqërisë
A është unifikues propozimi i Abdixhikut për znj. Osmani?
Ai vetë e përjashton mbështetjen nga partitë e tjera opozitare, s’i bëhet vonë për të kerkuar mbeshtetjen e tyre. Por ai nuk ka shpjeguar se çfarë të mire i sjell publikut favorizimi i LDK prej VV, dhe përjashtimi i partive të tjera.
Në të shkuarën VV është akuzuar se ka parapëlqyer bashkëpunimin me LDK-në e jo me partitë e tjera, por ky bashkëpunim kurrë nuk iu kthye në falënderim apo mirënjohje.