LDK me ofertë të re për Kurtin

Advertisement

Lutfi Haziri nga LDK-ja ka vënë në pikëpyetje nëse partia e tij do t’i përgjigjet një ftese të mundshme për takim nga kryeministri Albin Kurti deri më 27 prill, duke theksuar se çdo ftesë duhet të jetë serioze dhe bindëse.

Haziri tha se nuk është e qartë pse opinioni publik po mbahet me pritshmëri për një takim që ende nuk është konkretizuar.

“Nuk e di cila eshtë arsyeja që me lon publikun në shpresë që ka me ndodh një takim. Ai mundet me ndodh sonte, nata eshtë e gjatë, e lere më java që është e gjatë, u shpreh ai.

Sipas tij, një ftesë e tillë duhet te ketë permbajtje të qartë dhe te jetë e pranueshme per LDK-në dhe për liderin e saj Lumir Abdixhiku.

Advertisement

Ai ka lënë të kuptohet se një takim Kurti-Abdixhiku mund të ndodhë, duke lënë të nënkuptohet kjo si “mundësi” apo ofertë e re për Kurtin.

“Duhet me qenë ftesa bindëse për Abdixhikun, sepse të gjitha gjërat janë sqaruar, tha Haziri. Ai shtoi se ditet e fundit, sipas tij, Kurti ka japë më shumë në shpjegime publike sesa në veprime konkrete politike.

“Këto ditë Kurti vetëm po arsyeton para gazetareve, iu ka ikur fokusi deklaroi Haziri.