Advertisement
Sa mjete pensionale nga FKPK-ja janë investuar në Kosovë viteve të fundit?
Trusti, i themeluar në vitin 2002, i ka filluar investimet në Kosovë në vitin 2008, së pari në depozita bankare (që vazhdon përvitshëm deri më sot). Më pas, prej vitit 2014 e në vijim, janë investuar vazhdueshëm mjete pensionale në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës, duke marrë pjesë në gati çdo ankand. Këto kanë qenë (dhe janë) dy mundësitë e vetme ligjore që FKPK-ja i ka për të investuar në Kosovë.
Advertisement
Në vijim e prezantojmë grafikun e investimeve të FKPK-së në Kosovë përgjatë periudhës 2020-2025 (në datën raportuese 31 dhjetor); ku janë llogaritur së bashku investimet në letrat me vlerë dhe depozitat bankare.