Deputetja dhe këngëtarja ka dorëzuar deklarimin vjetor më 24 mars 2026, ku figurojnë edhe kreditë në Raiffeisen, kursimet në bankë dhe të hyrat nga “Edona Band SH.P.K.”
Në deklarim, te pasuritë e paluajtshme ajo ka deklaruar një banesë 139.48 metra katrorë (e blerë me kredi në vitin 2015) me vlerë 95,000 euro, si dhe një kat të shtëpisë 168 metra katrorë (i deklaruar si i trashëguar, vit përfitimi 2019) me vlerë 218,400 euro.
Te pasuritë e luajtshme mbi 3 mijë euro, Llalloshi ka deklaruar dy vetura Mercedes-Benz të blera me lizing në vitin 2023: njëra me vlerë 72,000 euro dhe tjetra 36,000 euro.
Sa i përket detyrimeve financiare, ajo ka deklaruar dy kredi në Raiffeisen Bank Kosovo për “nevoja familjare”: një me vlerë fillestare 26,000 euro (vlera e mbetur 12,695.74 euro) dhe një tjetër me vlerë fillestare 42,000 euro (vlera e mbetur 21,328.87 euro).