Ska marrëveshje në takimin Kurti-Abdixhiku

Advertisement

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar para mediave pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Abdixhiku bëri të ditur se nga ky takim nuk ka pasur ndonjë lëvizje të re në qëndrime dhe, si rrjedhojë, ende nuk është arritur marrëveshje mes palëve për këtë çështje të rëndësishme politike.

“Nuk kemi ndonjë të re. Zhvillova takimin e radhës me kryetarin e LVV dhe kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam për afatin kohor, kemi тё pak se 3 javë për të arritur një konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, ё ё kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Po provojmë q përmes takimeve ё gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi ndonjë lëvizje të re nga ky takim i sotëm”, tha Abdixhiku.

Advertisement