ALBIN KURTI I DERGON FTESË BEDRI HAMZËS PËR TAKIM

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar ftesë kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për një takim me qëllim diskutimin e çështjes së presidentit të ri.

Sipas burimeve të RTV21 brenda Partisë Demokratike të Kosovës, ftesa është bërë përmes një mesazhi SMS, dhe jo përmes formave zyrtare si emaili apo letra zyrtare.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Hamza është ende në konsultime të brendshme brenda partisë për të vendosur nëse do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. Në rast se pranon, takimi pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave.

Advertisement

Kjo lëvizje vjen në një moment të rëndësishëm politik, kur pritet arritja e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.