Aksident i rëndë në Prishtinë

Advertisement

Janë publikuar pamje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi pak më herët në autostradën Veternik–Fushë Kosovë, transmeton IndeksOnline.

 

 

 

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitë policore, ndërsa nga pamjet shihet se dy automjetet e përfshira kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas informacioneve të fundit, rruga është hapur pjesërisht për qarkullim, megjithatë në këtë segment vazhdojnë të krijohen kolona të gjata të automjeteve.

Advertisement

Ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.