Kaq para do i merr çdo muaj Vjosa Osmani edhe pa qenë Presidente

Advertisement

Me 4 prill, Vjosa Osmani përfundon mandatin e Presidentes, duke kaluar në statusin e ish-Presidentes së Republikes, një status që, përveç simbolikës, shoqërohet me një sërë perfitimesh të garantuara me ligj.

Ligji per Presidentin e Republikes se Kosovës përcakton në mënyrë të dëtajuar të drejtat qe i takojne një ish-kreu te shtetit, duke përfshirë përfitime financiare, mbështetje institucionale dhe privilegje të veçanta.

Një nga perfitimet kryesore është pensioni i perhershëm. “Presidenti i Republikës së Kosovës pas perfundimit të mandatit ka të drejtë në pension, shuma e të cilit eshtë shtatedhjetë perqind (70%) e pages qe merr Presidenti i Republikes se Kosoves”.

Pra, Osmani do të perfitojë rreth 70% te pages aktuale presidenciale, një shumë që përkthehet në rreth 2mijë euro në muaj

Advertisement

Perfitimet nuk ndalen këtu.”Presidenti/ja dhe familja e tij/saj kanë të drejtë në sigurim te plotë shendetësor dhe shërbime mjekesore gjatë tërë jetes”. Pra, jo vetem ish-Presidentja, por edhe familja e saj, perfitojnë mbulim të përhershëm shëndetësor në institucionet publike dhe ushtarake.