Advertisement
Qeveria e Kosovës ka dërguar në Kuvend Projektligjin për Byronë Shtetërore që merret me verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka sqaruar se ligji ka dy qëllime kryesore:
- të rrisë llogaridhënien e zyrtarëve publikë, duke kërkuar që pasuria e tyre të justifikohet me të ardhura të ligjshme;
- të garantojë respektimin e të drejtave kushtetuese, ku çdo konfiskim bëhet vetëm me vendim gjykate.
Advertisement