Advertisement
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për FrontOnline ka deklaruar se aktualisht është e vështirë të parashikohen çmimet e naftës për ditët në vijim, për shkak të luhatjeve të mëdha në tregjet ndërkombëtar e.
Advertisement
“S’po mundemi me paragjyku se çfarë çmime do të ketë në ditët në vijim, pasi ka lëvizje të mëdha në bursë”, ka thënë Berjani për FrontOnline.
Ai ka theksuar se gjatë ditës së djeshme është shënuar një rënie e lehtë e çmimeve në bursë, ndërsa sot trendi ka ndryshuar dhe po vërehet rritje.
“Dje në bursë ka pasur rënie të lehtë, ndërsa sot është duke u rritur”, është shprehur ai