Një incident i rrezikshëm ka ndodhur në Lipjan, ku një person dyshohet se ka rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policorë gjatë tentativës për t’iu shmangur kontrollit.
Ngjarja ka ndodhur më 28 mars 2026 rreth orës 19:40 në rrugën “Mihajlo Pupin”, ku njësia e hetimeve kishte pranuar informatë se nga një veturë e tipit Mercedes, me ngjyrë hiri, dyshohej se po shpërndahej substancë narkotike.
Njësitet policore i kanë dhënë sinjal veturës për ndalim përmes dritave rotative dhe pajisjeve ndriçuese, por personat brenda saj nuk janë bindur urdhrave.
Përkundrazi, ata kanë lëvizur në drejtim të zyrtarëve policorë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe duke goditur veturën zyrtare të Policisë.
Pas një ndjekjeje, vetura është arritur të ndalet në fshatin Suhadoll të Graçanicës, ku janë arrestuar i dyshuari Urim Sadiku dhe një person tjetër në cilësinë e dëshmitarit.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa në rast janë përfshirë edhe njësitet e krimeve të rënda.
Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Hetimet janë në vazhdim.
Besnik R.
Rrahje në Leposaviq – një person përfundon me lëndime, të dy të përfshirët nën ndikimin e alkoolit
Një incident me përleshje fizike është regjistruar në Leposaviq, ku një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.