“Një ditë kështu, një ditë ashtu”: Vuçiç me deklarata të ndryshme

Advertisement

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka bërë deklarata të reja lidhur me takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit francez Emmanuel Macron në Paris, duke vënë në dyshim përmbajtjen e komunikatës zyrtare të publikuar pas këtij takimi.

Sipas Vuçiçit, informacionet që ai posedon tregojnë se gjatë këtij takimi nuk janë diskutuar çështjet që janë përmendur në deklaratën zyrtare për publikun, duke ndryshuar fjalët e më parshme dhe duke mashtruar siç di ai dhe propaganda serbe.

Ai ka theksuar se këto të dhëna i ka siguruar nga burime brenda zyrës së presidentit francez, duke sugjeruar se ekziston një dallim mes asaj që është komunikuar publikisht dhe asaj që është diskutuar realisht në takimin në Paris.

Në deklaratën e tij, Vuçiç ka nënvizuar gjithashtu rolin e tij si komandant suprem i forcave të armatosura të Serbisë, duke theksuar se vetëm ai ka autoritetin për të vendosur mbi përdorimin e armëve serbe. Ai shtoi se, pavarësisht tensioneve dhe zhvillimeve politike në rajon, Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit.

Advertisement

Këto deklarata vijnë në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet në rajon dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa takimet e nivelit të lartë me liderët evropianë, si ai në Francë, konsiderohen të rëndësishme për avancimin e proceseve diplomatike dhe përpjekjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve.