Advertisement
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka kërkuar nga Prokuroria dhe Policia që të nisin hetime për shitjen e biletave në tregun e zi për ndeshjen ndaj Turqisë.
Ai bëri të ditur se për përballjen e së martës në Stadiumi Fadil Vokrri nuk ka më asnjë biletë në dispozicion, ndërsa biletat në sektorin e “Dardanëve” u janë shpërndarë vetëm anëtarëve që kanë bërë anëtarësimin vjetor.
Berisha gjithashtu ngriti shqetësimin për raportimet se bileta të Kosovës po shiten ilegalisht dhe mund të kenë përfunduar edhe në duart e tifozëve mysafirë, duke kërkuar reagim urgjent nga institucionet për të parandaluar abuzimet.
Advertisement