Ganimete Musliu nga PDK i është bashkuar reagimeve të forta kundër ekspozitës së Shkëlzen Gashi, e vendosur në sheshin e Prishtinës
Ajo e ka kritikuar ashpër përmbajtjen e saj, duke theksuar se ekspozita përmbante pasaktësi lidhur me masakrat në Kosovë. Si pasojë e reagimeve të shumta publike dhe politike, ekspozita është larguar nga Komuna vetëm pak minuta më parë.
“Është e papranueshme dhe skandaloze që Kuvendi i Kosovës të financojë një ekspozitë që shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon rëndë kujtesën kolektive të popullit tonë”.
Musliu gjithashtu deklaroi se beson që një gjë e tillë nuk ishte lëshim, por diçka e qëllimshme.
“Kjo nuk është lëshim. Nuk është rastësi. Kjo është qëllim. Në vend që Kuvendi i Kosovës të përmbushë detyrat për të cilat është mandatuar, ai është katandisur duke u rreshtuar në krah të shtrembëruesve të historisë.
Si deputete e zgjedhur e këtij Kuvendi, protestoj fuqishëm ndaj këtij veprimi të papërgjegjshëm, fyes dhe poshtrues”, tha Musliu.