LAJMI I FUNDIT: Mashtrimi me rrymë – KEDS me njoftim

Advertisement

KEDS ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media më 1 prill, në orën 15:00, për të sqaruar çështjen e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me njëhsorët elektrikë.

Konferenca do te mbahet ne ambientet e zyrave kryesore të KEDS-it, ku do të prezantohet qendrimet dhe sqarimet zyrtare për qytetarët.

LDK ka akuzuar se qytetaret po manipulohen me keqllogaritje të konsumit të rrymës dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për konsumatoret dhe ndalimin e çdo rritjeje tarifash deri në zbardhjen e plotë të situatës.

Advertisement