PDK kërkon ulje të menjëhershme të taksave për naftën

Advertisement

Deputeti Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurti për thellim të krizës ekonomike, duke mos reaguar ndaj rritjes së çmimit të naftës.

Ai tha se nga rreth 1.80€ për litër, rreth 60 cent janë taksa (akcizë dhe TVSH), duke e cilësuar këtë si barrë për qytetarët. Sipas tij, ulja e përkohshme e taksave do të ndihmonte në uljen e çmimeve dhe frenimin e inflacionit.

Mustafa paralajmëroi se rritja e naftës rrit kostot e transportit, prodhimit dhe çmimet e produkteve, duke goditur veçanërisht bujqit. PDK kërkon ulje të menjëhershme të taksave, subvencione shtesë dhe masa konkrete për stabilizimin e çmimeve dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Advertisement