Blerim Gashani largon fotografinë e Vjosa Osmani nga zyra

Advertisement

Veprimi bie ndesh me Ligjin për Protokollin e shtetit që obligon institucionet ta mbajnë fotografinë e presidentes.

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, nga radhët e Partisë Guxo, ka larguar fotografinë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga zyra e tij.

Kjo është vërejtur në një video të publikuar nga vetë ministri në rrjetin social Facebook, ku në ambientin e zyrës fotografia e presidentes nuk shihet më në vendin ku ka qenë më herët.

Advertisement

Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, përkatësisht nenit 20, paragrafi 3, të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës obligohen ta mbajnë fotografinë e presidentit në zyrat e tyre.

Largimi i saj nga zyra e ministrit ngre pikëpyetje lidhur me respektimin e këtij obligimi ligjor