Advertisement
Aksion në Prishtinë: Arrestohen katër persona për dallavere me patentë-shoferë
Një aksion i zhvilluar sot nga Policia e Kosovës në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e katër personave, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me manipulime në procesin e pajisjes me patentë-shofer.
Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, në mesin e të arrestuarve janë tre instruktorë të vozitjes dhe një ekzaminere.
Të arrestuarit janë:
Zukë Behrami
Agon Behrami
Ismet Muhaxheri
Vjollca Lajqi
Sipas burimeve, dyshohet se në këto aktivitete të paligjshme është përdorur një shumë prej rreth 800 eurosh për të simuluar dhe mundësuar kalimin e kandidatëve në mënyrë të jashtëligjshme.