Osmani pas Presidencës: Dy skenarë të mundshëm për të ardhmen politike të saj

Advertisement

Vjosa Osmani po zhvillon vizita në komuna të Kosovës pak ditë para përfundimit të mandatit të saj si presidente, duke ngritur aludime për një rikthim në politikë. Aktiviteti i fundit ishte më 22 mars në Podujevë. Pas dështimit për të siguruar një mandat të dytë dhe shpërndarjes së legjislaturës së dhjetë, Osmani mund të shfaqet sër ish në skenën politike, qoftë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ose përmes një iniciative të re.

Advertisement

Analisti Seb Bytyqi vlerëson se rikthimi i saj mund të sjellë fragmentim të skenës politike, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e saj do të përcaktojë kalendarin e zgjedhjeve.

Rikthimin e Vjosa Osmanit në politikë e sheh si të natyrshme edhe anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Shqipe Pantina. Sipas saj, Osmani mund të kthehet direkt në LDK ose përmes një koalicioni parazgjedhor me iniciativën që mund të themelojë.