Kurti sot në vizitë pune në Turqi, detajet e takimit me presidentin ErdoganI

Advertisement

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të qëndrojë për një vizitë punë në Turqi, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, kryeministri Kurti do të pritet në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Agjencia e lajmeve Anadolu raporton s e në takim do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës.

Advertisement

 

Më tutje, pritet të diskutohen edhe hapat e tjerë për thellim të bashkëpunimit si dhe çështjet rajonale e ndërkombëtare, me theks të veçantë në ato të Ballkanit.

Në anën tjetër, nga Kryeministria nuk janë deklaruar ende për vizitën e Kurtit në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *