Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Advertisement

Nesër në Kosovë na pret mot i ftohtë, me vranësira e intervale kohore me diell, ndërkohë që do të vazhdojnë reshjet e izoluara dhe erërat e ftohta nga veriu. Temperatura do të jenë të ulëta dhe ajo minimale nga 2 mund të shkojë në minus 1 ose minus 2 gradë Celsius (nëse kthjellohet moti herët në mëngjes), kurse maksimalja rreth 12 deri në 13 gradë Celsius.

Advertisement

Pak më ngrohtë nge dita e premte, ndërkohë që vazhdojnë alternimet mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Reshje të mëdha nuk parashihen, por nganjëherë pritet të ketë reshje lokale shiu në disa zona të caktuara./MeteoBallkan