Dikur mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, Bleron Baraliu ka ndryshuar krejtësisht qëndrim për qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.
Opinionisti politik, i cili shprehej i afërt me qëndrime me Lëvizjen Vetëvendosje dhe e përkrahu ngjitjen në pushtet të saj, sot e ka krahasuar Albin Kurtin me ish-funksionarët komunist, Ali Shukrinë e Albin Kurtin.
Në një reagim në Facebook, Baraliu e ka quajtur Kurtin një “gënjeshtar tautologjik a narcicist me përmasa historike”.
“Poshtë Albin Kurti, ky qyqar fjalëmadh e punëhiç, ky gënjeshtar tautologjik a narcisist me përmasa historike. Tradhëtia e Kuvendit të Kosovës me krijimin e Gjykatës Speciale nën trysni ndërkombëtare, nën dirigjimin e Hashim Thaqit, zbehet në një mizë të padukshme karshi hipokrizisë dhe tradhëtisë së Albin Kurtit sot duke dhuruar toka shqiptare kishës fashiste politike s*rbe”, ka thënë ai.
“Me justifikime e qyqarllëk të paparë prej kohës së Ali Shukrisë e Rrahman Morinës, Albin hipoktriti po e dërgon popullin shqiptar drejt një lufte të re me hapa të sigurtë, herë me injorancë e herë me veprime kapricioze prej një narcisisti që qartë nuk kupton asgjë nga politika ndërkombëtare as lokale dhe verbërisht po na dërgon në një konflikt me aleatë e me njëri tjetrin”, ka thënë Baraliu.