Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dorëzuar për çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit.
Në mbledhjen e Qeverisë ka bërë me dije se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese.
Por, çka thoshte Kurti për këtë vendim?
Kryeministri në një prononcim për RTK-në e pati quajtur vendim të Millosheviqt që s’mund të jetoj në shekullin tonë.
Tutje ai e paraqiste si argument shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, si argument për moszbatimin e këtij vendimi.
Ne nuk mund të kthehemi as para vitit 1999, e as para 2008 e 2012, kur është hequr mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës. Këto janë gjëra të cilat kanë ndodhur në të kaluarën, jemi këtu ku jemi dhe çfarëdo përpjekje për t’u kthyer në të kaluarën unë besoj që nuk mund të ketë të ardhme” – pati thënë ai.