MINT merr vendim për caktimin e çmimit të naftës, hyn në fuqi sot dhe vlen për 90 ditë

Advertisement

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave të tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Këtë vendim MINT ka thënë se e ka marrë me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës, duke theksuar se ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botërore, raporton Express.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër.

Vendimi hyn në fuqi sot dhe mbetet në fuqi për 90 ditë.

Advertisement

“Me këtë rast, MINT njofton se Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/MINT.RKS/posts/pfbid02JCd6hshhovLdXDQ7uYjfnEWUVVnk7zBhGoTeVStxN3YC6GJqMGoT9REDkPxEm3zZl?ref=embed_post