Dy vajza në Ferizaj bien nga kati i katërt, njëra vdes

Advertisement

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur se vajza e moshës 15-vjeçare pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor (në gjendje të rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë”, ka bërë të ditur Veseli.

Advertisement

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *