Incidentit që ndodhi sot në Prishtinë, ku mbeti i plagosur një person dyshohet se i parapriu një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës. Ky i fundit u sulmua dhe u qëllua me armë zjarri nga të disa të dyshuar., raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se ai që dyshohet se qëlloi me armë mbi të riun Pajtim Gashi është Shkumbim Sekiraqa rreth 20 vjeçar, që është djali i djali i Salih Sekiraqës.
Ky i fundit është një nga emrat e njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Herën e fundit ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje.
Gazeta Sinjali raportoi sot po ashtu ekskluzivisht se personi që u plagos me armë zjarri ishi i riu Pajtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht është sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë.
Gashi – sipas sinjalizuesve të Sinjalit është anëtar i familjes së njohur si “Capat”.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda Emergjencës se gjendja e tij stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndryshe, personat e dyshuar që janë përfshirë në këtë rast janë arratisur nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit ‘Audi’ e kuqe.
Ndërkohë tashmë kanë dalë edhe pamjet se si ndodhi rasti, aty shihet se si u riu u rrah dhe me pas u qëllua me armë zjarri.
Në vendin ku ndodhi ngjarja, zyrtarët policorë kanë gjetur rreth 5 gëzhoja, që dyshohet se janë të armës që u përdor.
Ndërkohë, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se Policia ka intervenuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.
“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.