Cramon qorton Borrellin për Kosovën

Advertisement

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka qortuar përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe emisarin në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se nuk janë treguar më të rreptë në kërkesën e tyre që Marrëveshja e Ohrit për zbatimin e propozimit franko-gjerman të nënshkruhet zyrtarisht, gjë që do të shmangte paqartësitë për atë çfarë është pranuar e çfarë jo.

Cramon tha se “ishte gabim që i lamë të shkojnë [Vuçiqin dhe Kurtin] pa nënshkruar asgjë, dhe tani është e lehtë për Prishtinën të fajësojë BE-në dhe Beogradin pse nuk po ecet përpara”, raportojnë mediat serbe.