Pa filluar mirë Big Brother Vip, banorët nisin përplasjet. Debatet mes tyre!

Advertisement

Big Brother Vip 3 sapo nisi dhe personazhet filluan të bëjnë protagonistin, kush do të marrë më shumë terren. Pak çaste pasi u mbyll spektakli personazhet nisën debatet.
Rike Roçi u përfshi në debat me Ilnisa Agollin dhe pastaj me Julian Dedën, ndërsa u thoshte: Mos më qeshni në fytyrë.

Edhe mes dy gazetareve Ledjona Xheladinajt dhe Ilnisa Agollit pati një fërkim. Lediona i tha Ilnisës se nuk e njihte, ndërsa kjo e fundit u mërzit.

Juli u përfshi edhe në një debat tjetër me aktoren Egla Cenaj. Po përse? Egla kërkoi llogari se përse gocat duhet të ndërrohen në banjë, ndërsa Juli donte të ndërrohej në dhomën e gjumit dhe banorëve u thoshte: Mbyllni sytë! Ndërsa Egla ia kthen: Është mungesë respekti mor Jul!
Në një moment tjetër. Juli i thotë Eglës: Në zbor rrinim me të brendshme. Por Egla ia ktheu: “Dil me shokët ashtu!”/K.C/dritare.net

Advertisement