Gjuajtje me armë zjarri mes Policisë dhe një personi në veri – goditet me veturë njëri nga policët

Advertisement

Sot në mesditë në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë detyruar të përdorin armë zjarri ndaj një personi, raporton Gazeta Sinjali.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Eshani, ka thënë për Sinjalin se patrulla policore ka tentuar të ndalojë një person që dyshohej se kishte lëndë narkotike në veturë

Elshani thotë se i dyshuari është munduar të iu kundërvihet policisë, me ç’rast ka goditur me veturë njërin pjesëtar të Policisë që ishte në këmbë.

Advertisement

Tutje Elshani thotë se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar.