Eksperti nga Kosova, Jeton Halimi, duke folur në lidhje me situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet që kërkon të krijojë kryeministri Albin Kurti me shqiptarët në rajon, tha se Edi Rama e fali Kurtin që u fut në zgjedhjet e Shqipërisë, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Halimit, nëse Kurti merr dhe njëherë pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, do të arrestohet nga autoritetet ligjzbatuese.
“Kurti u fut dhe tek zgjedhjet e Shqipërisë por që ishte i pasuksesshëm. Rama në një mënyre e fali. Në Maqedoni ishte herën e kaluar Kurti, por mori mesazhin e qartë nga institucionet që edhe njëherë nëse futet atje, mund të arrestohet nga organet ligjzbatuese” – deklaroi analisti nga Kosova, I cili gjithshtu theksoi:
“Mendoj se nuk është koha që Kurti të bëjë përçarje, asnjë lëvizje, vetëm e vetëm për të qenë “sulltan’ në vendet ku ka shqiptarë. Mendoj se këto veprime nuk i bëjnë mirë as Kosovës dhe as shtetit ku janë shqiptarët. E vetmja parti që përfaqëson shqiptarët në Maqedoni është ajo e Ali Ahmetit. Nëse nuk do ishte Ahmeti, shqiptarët nuk do i kishin ato të mira siç i kanë tani në Maqedoni”