PAMJE: Edon Zhegrova i jashtëzakonshëm, kompleton het-trikun brenda pjesës së parë, dhuron edhe dy asiste

Advertisement

Edon Zhegrova ka dhuruar magji për skuadrën e tij Lille, e cila po e shkatërron skuadrën Golden Lion, pasi është duke fituar 7:0 vetëm në pjesën e parë, në ndeshjen në kuadër të Kupës së Francës.

Ylli kosovar e filloi me dy asistime, ku fillimisht harkoi në zonë, me turkun Yazici që shënoi me kokë për 1:0.

Në minutën e 25-të ai asistoi për Jonathan David për 2:0.

Teksa golin e parë të tij e shënoi në minutën e 33-të për 3:0

David shënoi një gol tjetër për rezultatin 4:0, ndërsa dy golat e radhës i shënoi 23-vjeçari kosovar.

Fillimisht për 5:0 në minutën e 41-të, i asistuar nga Jonathan David.

Advertisement

Ndërsa vetëm një minutë më vonë për 6:0, kur u asistua nga Gomes, teksa shënoi gol të mrekullueshëm.

Ndërsa vetëm një minutë më vonë për 6:0, kur u asistua nga Gomes, teksa shënoi gol të mrekullueshëm.

Lille e mbylli pjesën e parë me rezultat 7:0, pasi turku Yazici gjeti portën edhe një herë në minutat shtesë.