EKSKLUZIVE: Plagosje në këtë qytet të Kosovës

Advertisement

Një person është qëlluar me armë sot në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë”, tha Elezaj.

Advertisement

Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit.