Messi i Kosovës, kështu ua ‘hupi’ topin lojtarëve të PSG’së

Advertisement

Lojtari i Kosovës, Edon Zhegrova ka zhvilluar të dielën një 90-minutësh fantastik në përballjen që skuadra e tij, Lille e pati kundër liderit të Ligue 1, Paris Saint Germain.

Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të Ligue 1, përfundoi 1:1.

Kylian Mbappe shënoi nga pika e bardhë në minutën e 66-të për epërsinë 1:0 të Parisit. Por vendasit nuk u dorëzuan dhe David realizoi në kohën shtesë. Ai shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri.

Edon Zhegrova kompletoi ndeshjen te Lille dhe u shqua në shumë momente. Mori notën më të lartë nga të gjithë lojtarët në fushë. Parisi është lider me 37 pikë. Lille renditet i katërti me 28 pikë.

Advertisement

Ai tani ka publikuar dy video që shfaqin momentet kulmore të tij.