KUJDES: Pamjet e më poshtme janë shqetësuese
Mbrëmjen e së shtunës një aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova” tronditi vendin, ku si pasojë e një gare mes dy veturave shkaktoi vdekjen e tre të rinjve që ishin në rrugë duke përcjellur nga afër dy shoferët garues.
Gazeta Online Reporteri.net tani ka siguruar pamje të reja nga kjo ngjarje tragjike ku duket qartë shpejtësia e madhe mes dy veturave, derisa dëgjohen të bërtiturat e njerëzve që atë natë ishin mbledhur për t’i parë.
“Kuku,,,kuku…çu more çuu..hej o Lord…”, dëgjohen zërat e personave që po xhironin nga afër garën e dy të rinjve atë natë në autostradë.
https://video.gjirafa.com/simple-purple-motivation-short-mobile-video-2
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ditën e djeshme bëri të ditur se njëri nga shoferët kishte humbur kontrollin mbi veturën e tij, duke shkaktuar kështu aksidentin me fatalitet.
Gazeta Online Reporteri.net raportoi qysh atë natë se ngasësi i veturës është Arlind S. dhe është familjar i njërit prej tri viktimave.
Lidhur me rastin, një person u ndalua qysh natën e parë, derisa një tjetër u arrestua gjatë ditës së djeshme.
Poashtu ngushëllime ndaj familjeve të viktimave pati edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Lidhur me këtë rast tragjik ka reaguar edhe kreu i Gjakovës, Ardian Gjini. Kryetari Gjini ngushëlloi familjet e tre të rinjve nga kjo komunë derisa shtoi se sot çdo qytetarë ndjen dhimbje me ta.
“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova. Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh. Në emër të qytetarëve të Gjakovës ngushëlloj familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve të tyre”, shkroi Gjini.
Se organizime të tilla duhet të ndalen menjëherë e duhet të ketë dënime të ashpra e tha sot shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
E njëjta tha se të tre të rinjtë humbën jetën nga papërgjegjësia e të tjerëve.
E po të njëjtin reagim pati edhe avokati Arianit Koci. Ai përmes një statusi në Facebook tha sot se urgjentisht duhet shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në komunikacion, derisa kërkoi që dënimet të ashpërsohen./Reporteri.net/