Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur të hënën në mëngjes në një këmbimore të kriptovalutave në lagjen Tophane në Prishtinë, raporton Gazeta online Reporteri.net.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00.
Sipas informatave të para, merr vesh gazeta online Reporteri.net, bëhet fjalë për dy plaçkitës të armatosur me armë të gjata dhe veshur me të zeza dhe helmeta në kokë.
Dëmi i shkaktuar nga kjo plaçkitje dyshohet të jetë rreth 50 mijë Euro.
Plaçkitësit janë larguar më pas me një motor për në drejtim ende të panjohur.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Ahmeti për Reporteri.net.