Nga 1 janar 2024 “PaViza”! gjërat themelore që duhet të dinë të gjithë!

Advertisement

Pyetjet e bëra më shpesh (FAQ) mbi udhëtimin pa viza Shengen për qytetarët me pasaportë të Kosovës

  1. Kur do të mund të udhëtoj pa vizë?

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa vizë në  zonën Shengen që nga 1 janari 2024.

  1. Për cilat qëllime mund të udhëtoj pa vizë në zonën Shengen?

Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turist por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm.

  1. Në cilat vende mund të udhëtoj pa vizë?

Shtetet Anëtare të BE-së të mbuluara nga heqja e vizave janë:

  1. Shtetet Anëtare të BE-së që janë pjesë e zonës Shengen: Për më shumë rreth zonës Shengen dhe listën e shteteve vizitoni: https://home-affairs.ec.europa.eu/policies/schengen-borders-and-visa/schengen-area_en
  2. b) Shtetet Anëtare të BE-së që nuk janë ende pjesë e zonës Shengen, por zbatojnë acquis të BE-së në lidhje me listat e vizave të BE-së: Bullgaria, Qiproja dhe Rumania
  3. c) Heqja e vizave vlen edhe për shtetet e lidhura të Shengenit: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
  4. A mund të udhëtoj pa vizë në Irlandë?

Jo. Edhe pse është pjesë e BE-së, Irlanda nuk është pjesë e Zonës Shengen. Ata aplikojnë një regjim tjetër të vizave: për më shumë detaje, shihni faqen përkatëse të Ambasadës/Konsullatës.

 

  1. A mund të udhëtoj pa vizë drejt Mbretërisë së Bashkuar?

Jo. Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e BE-së. Ata aplikojnë një regjim tjetër të vizave: për më shumë detaje, shihni faqen përkatëse të Ambasadës/Konsullatës.

  1. Sa kohë mund të qëndroj pa vizë në zonën Shengen?

Ju mund të qëndroni 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të kalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore.

Advertisement

 

Gjatë zbatimit të këtij rregulli, duhet të merren parasysh aspektet e mëposhtme:

  • Data e hyrjes konsiderohet si dita e parë e qëndrimit në territorin Shengen;
  • Data e daljes konsiderohet si dita e fundit e qëndrimit në territorin Shengen;

Periudha e referencës 180-ditore nuk është fikse. Është një dritare lëvizëse, e bazuar në qasjen e shikimit në çdo ditë të qëndrimit (qoftë në momentin e hyrjes ose në ditën e një kontrolli aktual, si kontrolli i policisë në brendësi ose kontrolli kufitar pas nisjes). Mungesa, mos udhëtimi drejt zonës Shengen për një periudhë të pandërprerë prej 90 ditësh, lejon një qëndrim të ri deri në 90 ditë në një periudhë 180-ditore.