Si po trajtohen në paraburgim Naim Murseli dhe dhe të tjerët? – flet drejtori i burgjeve

Advertisement

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pas caktimit të masës së paraburgimit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka bërë të ditur se ende nuk është kategorizuar rasti dhe se personat e arrestuar nuk janë dalluar nga të tjerët.


 

“Herët është të flitet se si trajtohen këto raste, sepse menjëherë pas pranimit natyrisht në bashkëpunim me institucionet e sigurisë do të bëhet klasifikimi dhe kategorizimi i këtyre personave varësisht prej rastit”, është shprehur ai.

Advertisement

“Natyrisht deri më tani ata po trajtohen si të gjithë personat e tjerë. Nuk ka asnjë dallim,” ka deklaruar tutje ai në RTV Dukagjini.