Theret me thikë një person te parku i qytetit në Prishtinë

Advertisement

Një i ri dyshohet se është therur me me thikë sot te parku i qytetit në Prishtinë, pas një konflikti verbal mes disa personave që eskaloi në përleshje.

Kështu raportohet nga qytetari, së paku një person është goditur me thikë, teksa nuk dihet nëse personi tjetër i përfshirë në rast ka pësuar plagë nga mjeti i mprehtë.

Advertisement

Sipas tij, në vendin e ngjarjes ka intervenuar menjëherë Njësia e Reagimit të Shpejt, me ç’rast është arrestuar një person – teksa akoma nuk dihen detajet e tjera.