Vdes një person në Prishtinë, bie nga ndërtesa

Advertisement

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se viktima është mashkull dhe vdekjen tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, është shprehur Ahmeti.

Portali Lajmi.net, i cili publikoi një fotografi të rëndë nga vendi i ngjarjes, raportoi se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Besim Sahatçiu’.

Advertisement

Portali Lajmi.net, i cili publikoi një fotografi të rëndë nga vendi i ngjarjes, raportoi se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Besim Sahatçiu’.