Një aksident trafiku ka ndodhur në Gurrakoc të Istogut, ku kanë mbetur të lënduar 14 persona, 12 prej tyrë nxënës, një shofer i kombibusit dhe shoferi i automjetit tjetër të përfshirë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe me udhëzimin e mjekut janë dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës”, tha Gashi.
Ai ka shtuar se pas kontrolleve mjekësore që u është bërë personave të lënduar, të tjerët janë liruar përveç njërit nga nxënësit që po vazhdon trajtimin në spital.
“Pas kontrolleve dhe tretmanit mjekësor që ju është bërë personave të lënduar sipas mjekut kujdestar të gjithë personat e përfshirë në aksident janë lënduar, përveç një nxënësi i cili po vazhdon të trajtohet në këtë spital”, theksoi ai.
Ai ka shtuar se me urdhër të prokurorit, njëri nga vozitësit është shoqëruar në njësitin e hetuesisë për aksidente që të japë intervistën si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit.