Zyra e Kryeministrit del me detaje rreth takimit të Kurtit me pjesëtarët e FIT-it

Advertisement

Zyra e Kryeministrit ka dalur me detaje rreth takimit të Kryeministrit Albin Kurti me përfaqësues të Njësisë Speciale Intervenuese.

Kurti u ka thënë policëve se vlera e shtesave që do t’i marrin ata, është caktuar duke i marrur parasysh përgjegjësitë e tyre por edhe kufizimet që ekzistojnë.

“Gjatë takimit, kryeministri Kurti i njoftoi ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës është bërë me kujdes të veçantë e të shtuar, duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyre, por në të njëjtën kohë duke pasur parasysh edhe kufizimet që ekzistojnë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu Kurti ka shtuar se në projektbuxhetin e 2024 parashihet shtimi i investimeve kapitale në Policinë e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovë është e përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të punës për Policinë e Kosovës në mënyrë që krahas lehtësimit në punë, të ndikojë drejtpërdrejt po ashtu në uljen e rrezikshmërisë gjatë kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive. Ky përkushtim reflektohet edhe në projektbuxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2024 në të cilin parashihet shtimi i investimeve kapitale në Policinë e Kosovës”, theksohet tutje.

Advertisement