Java që shkoi solli reshje shumë të dobishme atmosferike dhe gjendja hidrologjike u përmirësua dukshëm edhe në territorin e Republikës së Kosovës.
Edhe kjo javë që kemi hyrë do të jetë e pasur me reshje atmosferike sidomos mesi i javës ose dita e mërkurë dhe dita e premte dhe e shtunë.
Së pari të ndalemi të fillimi i javës.
Nën ndikimin anticiklonik dy ditët e para të javës parashihen të jenë stabile, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale dhe kjo po dëshmohet sot. Ngjashëm pritet të jetë edhe dita e martë, me rritje të mëtutjeshme të temperaturave dhe me riaktivizimin e erërave jugperëndimore, ndërkohë që vranësirat shtohen në Mal të Zi dhe pjesë të Shqipërisë veriore.
E Mërkurë në Kosovës sjellë një front mjaft të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu. Paradite vazhdojnë temperaturat e larta për këtë periudhë kohore, ndërkohë që në jug fryjnë erëra nga jugu dhe në veri fillojnë erëra nga veriu dikur nga mesdita ose pasdite. Shumë shpejt do të ketë dendësim të vranësirave dhe reshjet do të fillojnë në veri dhe perëndim duke u shtrirë në pjesët tjera të Kosovës. Vende-vende priten reshje të dendura dhe rrebeshe intensive shiu ku nuk përjashtohet edhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.Në malet më të larta reshje të dendura bore. Fronti do të jetë kalimtar dhe gjatë natës përmirësim i motit, ndërkohë që fronti përparon drejt territorit shqiptar dhe maqedon, por më i dobët. Reshje lokale priten në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut nga ky front.