Eman Rrahmani takohet me Përparim Ramën, i jep përkrahje për unazën e kryeqytetit dhe “Rrugën A”

Advertisement

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka njoftuar se është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën.

Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani ka treguar se me Ramën kanë folur ndër të tjera për ndërtimin e unazës së Kryeqytetit, që ka thënë se është “nevojë jetike përt funksionimin normal të Prishtinës”, si dhe ndërtimin e rrugës A, që ka thënë se është “i vonuar keq shumë dhe duhet të përfundojë sa më shpejtë”,

Rrahmani ka thënë se Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithe duhet të japim kontributin tonë.

“Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim. Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi #bashkëpërPrishtinën”, ka shkruar Rrahmani.

Advertisement