Aktakuzë kundër Besnik Bislimit dhe tre deputetëve të PDK-së

Advertisement

Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe tre deputetëve të PDK-së, Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku dhe Bekim Haxhiu, për sherrin në Kuvendin e Kosovës në muajin korrik.

Më 6 korrik, ministra e deputetë u përfshin në një sherr masiv në një seancë të kuvendit.

Në përleshje ishin përfshirë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Për këtë rast, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit dhe deputetëve Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku e Bekim Haxhiu.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve dh e zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve B.B., H.B., M.L. dhe B.H., (deputetë të Kuvendit të Kosovës), lidhur me përleshjen fizike të dt. 13.07.2023, gjatë mbajtjes së seancës së rregullt plenare në objektin e Kuvendit të Kosovës”, ka njoftuar sot Prokuroria e Prishtinës.

Advertisement

Prokuroria ka thënë se Bislimi, Lushtaku akuzohen për veprën penale të ‘sulmit’, ndërkaq deputeti Hajdar Beqa akuzohet për veprat penale ‘sulm’ dhe ‘asgjësim apo dëmtim të pasurisë’.

Deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu ngarkohet nga Prokuroria për veprën penale të ‘lëndimit të lehtë trupor’.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.