Delawie: BE duhet të ndalojë së përkëdheluri Vuçiqi

Advertisement

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie sa i përket sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë përkëdheljen ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Reporteri.net.

Këtë deklaratë ai e bëri në një postim në platformën “X”.

“Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjska të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit”, ka shkruar ai në “X”.

Advertisement

 

Ani pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ende nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Serbisë.