Sot janë bërë një javë që kur pesëshja e emisarëve solli në Kosovë draft-statutin e Asociacionit.
Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixiku.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka këkruar nga kryeministri që ta shpalos këtë draft para qytetarëve të vendit dhe ta prezantojë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Abdixhkut, është koha që Kosova të bëhet pa mashtrues e popullitstë.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës,
Sot, bëhen një javë që nga dorëzimi i Draftit të Statutit të Asociacionit nga pesëshja e emisarëve tek kryeministri i Kosovës. Që nga ajo ditë Kosova dhe populli i Kosovës janë në terr të plotë informativ.
Tre ditë më parë, në prani të udhëheqësve kryesorë evropianë, ky dokument, u pranua për herë të parë nga kryeministri i Kosovës. Për herë të parë sepse kurrë më parë nuk kishim patur një dokument s tatuti. Kurrë më parë nuk ishte arritur kaq larg.
Tani, yjet politike janë përplot ironi.
Ato, arkitektit të mashtrimit, dhunës e përplasjeve një dekadëshe ndërshqiptare i përcaktojnë fatin e bërjes së Statutit të Asociacionit për serbët dhe kështu zhbërjes së kauzës jetësore të tij. Çfarë fati i trishtë politik.
Fati i tillë megjithatë nuk ka fare rëndësi. Rëndësi ka të kuptojmë atë që duhej ta kuptonim një dekadë më parë. Se obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë. Se dalldisjet populliste janë veçse përkeqësim. Se Asociacioni nuk mund të shmangej si detyrim. Vetëm se humbëm kohë, humbëm mundësi, përfunduam aty ku ishim në fillim. Këtë herë pa njohje, pa marrëveshje finale, e përplot dialog në vazhdimësi.
Dhe mbi të gjitha, pa ndonjë shpjegim për një popull të tërë se çfarë ka pranuar Kosova në relacion me Serbinë.
I ftoj institucionet e vendit të shpalosin draftin e pranuar publikisht para qytetarëve tanë. E ftoj kryeministrin ta prezantojë atë draft në Kuvend.
Koha të bëjmë Kosovën. Pa mashtrues e popullistë! Janë të kushtueshëm, na humbin kohë e na lënë në vendnumërim.
Koha të ecim me aleatë. Drejt NATO-s e Bashkimit Evropian