Në emisionin e radhës të “Paradoks me Vehbi Kajtazin” i ftuar ka qenë drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi ose ndryshe i njohur si “bollduzheri i Prishtinës” për shkak të punëve të mëdha që i kryen në këtë komunë.
Ai në këtë intervistë për Paradoks ka treguar edhe për një takim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, shkruan Paparaci.com.
“Fillimisht unaza e qytetit ende nuk ka pasë një miratim të projektimit të saj, ne mbi 1 vit kemi diskutuar i kemi bërë zgjidhjet teknike që e përmbyllin pjesën e projektit detal të unazës. Është një unazë 23 kilometra, unaza e jashtme e Prishtinës është shkarkimi i gjithë komunikacionit në Prishtinë sepse po ashtu lidhet në rrugën A, në autostradë, po e zëmë se vjen nga Veterniku, por nëse ke nevojë me shku në taslixhe hyn nga Mati, vazhdon në taslixhe, hyn nëpërmjet rrugës aty”, tha Xhaferi.
Xhaferi ka thënë se ky projekt në vitin 2010 ka kushtuar 120 milionë euro, ndërsa tash kushton 350 milionë. Më tutje, ai ka thënë se nëse shtyhet edhe për pesë vite do të kushtojë rreth 700 milionë, ndërsa për 10 vite do të kushtojë 1 miliardë euro.
“Ne kemi pasur takim edhe me kryeministrin Kurti, një prej kërkesave që i ka paraqitur kryeministri Rama të na përkrah kryeministri. Takimi ka qenë për të kërkuar ndihmë nga niveli qendror përkrahje për Prishtinën. Kemi kërkuar ndihmë për depërtimin e rrugës A në rrugën e Veternikut, është rrugë regjionale që patjetër duhet të konsultohesh me nivelin qendror. Edhe vazhdon deri të rrethrrotullimi i Lakrishtës.”, tha Xhaferi.
“Përkrahje tjetër është mbi gorenje e kemi një hallakamë, të gjithë ata që vijnë nga Gjilani të gjithë ata që hyjnë për pallatin e drejtësisë dhe pjesën e Hajvalisë bllokohen te udhëkryqi te rruga Nekibe Kelmendi.”.