Deputetja britanike kërkon drejtësi: Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, asnjë llogari për rolin e Beogradit

Advertisement

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka rikujtuar sot se janë bërë një muaj që kur Milan Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ndërkaq ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Kearns shkruan se po ashtu kanë kaluar një muaj dhe asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit.

“Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë llogari për rolin e Beogradit. Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut, ata meritojnë drejtësi…”, shkruan Kearns në platformën X

Advertisement