Baton Haxhiu: Berisha ka patur ofertë për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij, nëse largohej, por nuk e ka pranuar

Advertisement

Analisti Baton Haxhiu beson se Sali Berisha nuk do të hetohej nëse do të ishte larguar nga politika. Haxhiu thotë se ish-kryeministri Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij, por nuk e ka pranuar.

Baton Haxhiu: Ekzistojnë 2 modele për largimin e politikanëve, i pari është me votë. Ka politikanë si Berisha që nuk e kuptojnë këtë për arsye se e ka kodin e politikanit që nuk kupton kur është mjaft. Besoj se Sali Berisha e ka pasur ofertën për të ruajtur veten dhe fëmijët e tij dhe nuk e ka pranuar.

Advertisement

Blendi Fevziu: Nga kush e ka pasur ofertën?

Baton Haxhiu: Nga ata që e kanë ngritur SPAK-un dhe e kanë shpallur “non grata”. Kur dikush nuk e kupton kur është mjaft…

Armand Shkullaku: Po të ishte larguar nuk do të hetohej?

Baton Haxhiu: Unë besoj që nuk do të hetohej Berisha.